Skuadra e Shkëndijës prej sot e deri më 20 qershor do të qëndrojë në Moravske Toplice të Sllovenisë, ku do të vijojnë fazën e dytë të përgatitjeve në prag të ndeshjeve eliminatore të Liga Evropës.
Menjëherë pas vendosjes së futbollistëve në teren hotel dhe pushimit të shkurtë, stafi teknik nxori skuadrën në seancë më të lehtë stërvitore sa për relaksim nga udhëtimi.
Trajneri Qatip Osmani me stafin e tij teknik kanë përgatitur planin e punës dhe në periudhën në vazhdim përpos aspektit tekniko-taktik, futbollistët do të punojnë edhe në ngarkesë fizike që vlerësohet shumë e rëndësishme për këtë fazë.
Në drejtim të komponimit të ekipit dhe ngritjes së formës në Slloveni do të zhvillohen edhe tre ndeshje kontrolluese, ndërsa për kundërshtarët e “kuqezinjëve” do ju njoftojmë me kohë.