Khabib Nurmagomedov vazhdon të theksojë se nuk është i interesuar për një revansh me irlandezin, Konor MekGregor. Kampioni i peshës së lehtë e ka mposhtur irlandezin në UFC 299 pas një lufte të ashpër, e cila doli jashtë kontrollit edhe pas përfundimit zyrtarë.
“Mendoj se njerëzit duan të shohin dramë. Nëse i pyet se kush do të fitonte, 99 % do të thoshin që do të fitoja përsëri, por duan të shohin një ‘shoë’ të madh dramatik. Nëse flasim për paratë, është ndeshja më e mirë për mua, nëse flasim për dramë, është ndeshja e duhur. Nëse flasim për një konkurrent të denjë për titullin, kjo nuk është e mirë. Nuk do të ishte një ndeshje e mirfilltë, por vetëm dramë dhe para” – është shprehur Nurmagomedov.