Përfaqësuesja e Maqedonisë U19 humbi bindshëm me rezultat 5:1 nga Gjeorgjia në ndeshjen kontrolluese të zhvilluar në kampin stërvitor “Petar Milloshevski” në Shkup. Përfaqësuesja jonë në këtë ndeshje ishte e hendikepuar me disa futbollist standart si Toshevski, Ibishi, Todorovski dhe Tasevski.
Mysafirët nga Gjeorgjia shkuan në epërsi shumë herët, që në minutën e 4-t me Kapananzde. Shpresat tona barazuan për 1:1 në minutën e 32-të nga penalltia me autor Mitrevskin. Mirëpo, mysafirët brenda dy minutave në të 35-tën dhe 36-tën përmes Moistsprapeshvili dhe Jakobidze ngritën epërsiën në 3:1. Veçanërisht super-gol ishte i dyti nga Jakobidze, i cili gjeti rrjetën nga 20 metra. Me shifrat 3:1 u shkua edhe në pushim.
Në pjesën e dytë të përzgjedhurit e seleksionuesit Goran Staniq u munduan që të ndryshojnë gjërat, por megjithatë pranuan edhe dy gola, duke mbyllur ndeshjen me rezultat 1:5. Golashënues i dy golave tjerë të Gjeorgjisë ishin Karijashvili në të 65-tën dhe Nonikashvili në të 79-tën.
Në formacionin startues të përfaqësueses tonë ishin përfshirë Andov, Jankulov, Dimoski, Dauti, Mitrevski, Gjurkovski, Murati, Vosa, Muharemi, Maksimov dhe Nikolov. Në pankinë ishin Kitanovski, Ristovski, Nikolovski, Spahiu, Manev, Besir, Novevski.
Ndeshja e dytë luhet të premtën sërish në “Petar Milloshevski”.