Majkëll Xhordan shpërthen në lot: “Bashkë me Kobe vdiq edhe një pjesë e imja”

Njëri nga basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, Majkëll Xhordan është paraqitur në memorialin përkujtimor të Kobe Brajant.

Ish basketbollisti legjendar i Çikago Bulls, në fjalimin e tij për Kobe dhe Xhiana Brajant, nuk mundi dot ti mbajë lotët, madje duke qarë me të madhe.

“Kobe ishte sikur një vëlla për mua. Me të kam kontaktuar shumë, edhe pas mesnate. Për të më pyetur gjithçka rreth basketbollit”, – ka thënë XHordan.

“Ai ishte njëri ndër më të mirët që kemi njohur. Dhe vëllai më i mirë që mund të kisha”, shtoi ai duke qarë.

Kobe dhe vajza e tij Xhiana Brajant, si dhe 7 persona të tjerë, ndërruan jetë në një aksident me helikopter më 26 janar të këtij viti.

 

Leave a Reply