Liverpulli me përmbysje mundi Uest Hamin, ja edhe sa pikë i duhen për tu shpallur kampion (VIDEO)

Liverpulli ka barazuar rekordin e Mançester Sitit duke arritur 18 fitore radhazi në Premierligë, pasi sonte në “Enfilld Roud”mposhti Uest Hamin me shifrat  3:2.

Të besuarit e trajnerit Jurgen Klop sonte u djersitën shumë për të marrë tre pikët, që erdhën vetëm pas një përmbysje të rezultatit, pasi Uest Hami deri në minutën e 68-të avansonte me shifrat 2:1.

E KENI DITUR ❓❓❓Liverpulli ka barazuar rekordin e Mançester Sitit duke arritur 18 fitore radhazi në Premierligë, pasi sonte mposhti me shifrat 3:2 Uest Hamin në "Enfilld Roud".

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 24 февруари 2020 г.

Ndryshe të parët që avansuan në këtë përballë ishin futbollistët vendas, kur Vijnaldum në minutën e 9-të me kokë arriti që të mposhtë portierin Fabianski, pas harkimit të Aleksander Arnold.

Megjithatë gëzimi i vendasve zgjati shumë pak, pasi Diop në anën tjetër vetëm 3 minuta më vonë barazoi shifrat në 1:1.

Në pjesën e dytë, Liverpulli u shokua pasi Pablo Fornals në minutën e 54-të arriti t’i jepte epërsinë skuadrës së Dejvid Mojs.

Në vijim, nisën sulmet e vendasve që arritën të barazonin rezultatin përmes Mohamed Sallah në minutën e 68-të pas një gafe të ish-portierit të Arsenalit.

Përmbysja u kompletua nga Sadio Mane 9 minuta para fundit të takimit, kur u asistua sërish nga Aleksander-Arnold që shfrytëzoi daljen e gabuar të Fabianskit, me këtë të fundit që ishte fytyra tragjike e ndeshjes.

Minutat e fundit sollën edhe më shumë dramë, kur liderëve iu anulua një gol kurse mysafirët huqën një rast të jashtëzakonshëm.

Liverpulli pas kësaj fitore numëron 79 pikë në krye të Premierligës, dhe tani është vetëm katër ndeshje larg për të siguruar edhe matematikisht titullin e kampionit në Premierligë, ku pas 27 xhirove ka regjistruar 26 fitore dhe vetëm një barazim.

 

Leave a Reply