Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla është duke zhvilluar një sezon pothuajse perfekt në “Serie A” me ekipin e Veronas, duke u bërë kështu një nga zbulimet më të mëdha të këtij sezoni në Itali.
Pikërisht për shkak të paraqitjeve të shkëlqyera, në gjurmët e futbollistit shqiptar janë vënë skuadra të mëdha si Interi, Juventusi dhe Napoli në Itali, por edhe nga kampionatet e tjera, ku së fundmi interes ka shfaqur skuadra kampione e Spanjës, Barcelona.
Sipas asaj që shkruan “TuttoHellasVerona”, ekipi katalunasi po ndjek me shumë kujdes mbrojtësin 20-vjeçar. Thuhet se spanjollët janë në kërkim të një lojtari për repartin e prapavijës, duke ditur se edhe Pike është në një moshë të madhe dhe Umtiti po tregon një formë të dobët.