Lopotegi: Në Shkup kemi ardhur për tre pikë

Seleksionuesi i përfaqësuseses së Spanjës, Lopotegi në prag të ndeshjes me Maqedoninë u shpreh paksa i rezervuar, duke pohuar se skuadra e tij ndaj Maqedonisë duhet të jap maksimumin dhe se nuk duhet merret me gjëra të tjera, siç është edhe fusha, gjë kjo që i merakoste futbollistët spanjoll.

“Fusha është ajo, dhe ne nuk mund ta ndryshojmë. E jona është që të luajmë futboll dhe të japim më të mirën në teren” – tha fillimisht seleksionuesi i Spanjës, Hulien Lopotegi.

“Duam te marrim tre pike, ashtu si edhe ne ndeshjet tjera. Mirepo per te bere nje gje te tille do futemi me shume kujdes dhe duke respektuar kundershtarin tone. Me tre pike nga kjo ndeshhje rruga jone drejt Boterorit do te behet me e lehte” – u shpreh Lopotegi.

“Do te jete nje ndeshje e rende, pasi ne ndeshjen e fundit Spanja mundi Maqedonine me vetem nje gol. Pres nje ndeshje te rende, ne do luajme lojen tone, me siguri se edhe Maqedonia nuk do te mbrohet, por do te kerkoj rastin e vete. Mirepo nese ne luajme lojen tone. besoj se do i’a dalim qe nga Shkupi te largohemi me tre pike te plota” – tha Lopotegi.

Ndeshja Maqedoni-Spanjë zhvillohet të hënën në “Telekom Arena” me fillim në ora 20:45 minuta.

 

Leave a Reply