Rabotniçki ka mundur me përmbysje FC Shkupin, në ndeshjen e vlefshme të javës së 20-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, duke vazhduar kështu me sukses misionin e mbijetesës, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra nga Çairi pjesën e parë e mbylli me epërsi minimale 1:0 falë golit të shënuar nga Besar Iseni, i cili doli të jetë i saktë nga penaltia, derisa në pjesën e dytë te “romantikët” në skenë doli David Toshevski, i cili shënoi dy herë në rrjetën e Igor Aleksovskit, ndërsa i njëjti në minutën e 87-të u ndëshkua edhe me kartonin e dytë të verdhë, pas zënkës që pati me Suhel Muharemin e FC Shkupit, i cili në anën tjetër u ndëshkua drejtëpërdrejtë me karton të kuq.
BESAR ISENI KALON NE EPERSI SHKUPIN NDAJ RABOTNIÇKIT
BESAR ISENI KALON NE EPERSI SHKUPIN NDAJ RABOTNIÇKITLPFMV – Java 20RABOTNIÇKI – FC SHKUPI 0:1(B. Iseni 39' pen.)
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 23 февруари 2020 г.
Ndryshe Toshevski golin e tij të parë personal në këtë ndeshje e realizoi në minutën e 52-të, kur përfitoi nga mos vendosja e mirë e mbrojtësve të FC Shkupit, e në veçanti portierit Aleksovski, i cili nuk e mbuloi mirë zonën e 5-metërshit të tij, nga e cila zonë sulmuesi i talentuar i “romantikëve” arriti të barazojë shifrat në 1:1.
Rabotniçki barazon rezultatin ndaj FC Shkupit
Rabotniçki barazon rezultatin ndaj FC ShkupitLPFMV – Java 20RABOTNIÇKI – FC SHKUPI 1:1(D. Toshevski 52')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 23 февруари 2020 г.
Toshevski doli të jetë i kobshëm për Aleksovskin edhe në minutën e 77-të dhe sërish aksioni erdhi nga ana e majtë, ndërsa ky gol në fund u tregua edhe si vendimtarë në fitoren e Rabotniçkit, që në këtë mënyrë stinorin pranveror e nisi sipas planit.
David Toshevski i kobshem per Aleksovskin, shenon edhe golin e dyte per Rabotniçkin
David Toshevski i kobshem per Aleksovskin, shenon edhe golin e dyte per RabotniçkinLPFMV – Java 20RABOTNIÇKI – FC SHKUPI 2:1(D. Toshevski 77')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 23 февруари 2020 г.
Dy ndeshje, dy fitore dhe tashmë “romantikët” largohen nga pozita e fundit në renditje, që tashmë i takon Borecit. Rabotniçki në 20 javë kampionat ka tubuar 21 pikë, një më pak se Renova e vendit të 8-të, ndërkohë FC Shkupi mbetet në kuotën e 25 pikëve, duke u renditur në pozitën e 6-të.