Makedonija GJ.P me një gol nga penaltia në minutën e 100-të mundi Ak.Pandevin (VIDEO)

Makedonija GJ.P ka shënuar fitore minimale 1:0 në duelin e parë të së dielës në kuadër të javës së 20-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Rezultoi kjo të jetë një ndeshje shumë e luftuar, ku të dyja skuadrat kishin momentet e tyre, madje duke goditur edhe shtyllat, apo edhe traverzën, mirëpo në fund vendosi vetëm një penalti e cila u akordua në minutën e 100-të.

Bllazhevski me gol ne minuten e 100-te i siguroi 3 pike Makedonija Gj.P ndaj Akademia Pandevit

Bllazhevski me gol ne minuten e 100-te i siguroi 3 pike Makedonija Gj.P ndaj Akademia PandevitLPFMV – Java 20MAKEDONIJA GJ.P. – AK. PANDEV 1:0(D. Bllazhevski 90+10')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 23 февруари 2020 г.

Për këtë kontribuoi edhe dëmtimi i arbitrit kryesor Marjan Markoski, si dhe fundi i takimit, kur me intervenimin e arbitrit të parë Markoski, zëvendësimi i tij Bllagojçe Ralevski vendosi për të treguar në pikën e bardhë. Në këtë rast Markoski luajti rolin e sistemit VAR, pasi pikërisht reagimi i tij drejt kolegut Ralevski, bëri që ky i fundit të tregojë në pikën e bardhë.

Përgjegjësinë për të ekzekutuar këtë 11-të metërsh e morri Dejan Bllazhevski, i cili nuk gaboi dhe pikërisht në minutën e 100-të i siguroi fitoren Makedonija GJ.P, që zbret një pozitë më poshtë Ak.Pandevin.

Skuadra nga Gjorçe Petrovi pas 20 xhirove ka grumbulluar 29 pikë dhe renditet në pozitën e katërt, derisa Ak.Pandev me 27 pikë renditet në pozitën e 5-të.

Leave a Reply