Futsall Shkupi ka fituar derbin e javës ndaj KMF Ciko me rezultatin 4:1. Bardheblutë u treguan më të mirë në këtë përballje, që mbyllën edhe pjesën e parë me avantazh 2:1, ndërsa në pjesën e dytë të përkrahur edhe nga “Shvercerat” dhe publiku i pranishëm në sallën “Enver Idrizi” arritën që të shënojnë edhe dy gola tjerë.
Për triumfin e Shkupit në këtë ndeshje shënuan Ferid Agushi, Dragan Petroviç, Rexhep Sulejmani dhe Aleksandar Gligorov.
Pas kësaj fitore skuadra nga Çairi vazhdon kryesimin në renditje, por me 6 pikë diferencë nga vendi i dytë që mbahet pikërisht nga kundërshtarët e sotëm, KMF Ciko.