Futsall Shkupi nesër përballet me KMF Ciko në kuadër të Ligës së Parë të futbollit në sallë. Para këtij derbi nga radhët e kampionëve në fuqi ka folur Arsim Fazliu, i cili shprehet se beson në rezultat pozitiv.
“Jemi të gatshëm për këtë ndeshje derbi, ashtu sikur edhe për gjitha ndeshjet tjera. Ne si kampion çdoherë kërkojmë të bëjmë më të mirën, ndërsa ashtu do të jetë edhe kësaj rradhe pa dyshim. Besoj fuqishëm në një rezultat pozitiv, me të cilin do i gëzonim tifozët tanë që do vinë të na përkrahin të shtunën, e që besoj se si çdoherë do jenë në numër të madh”, ka thënë Arsim Fazliu.
Ndeshja Futsal Shkupi – KMF Proekt Ciko në program është të shtunën me fillim në ora 19:30 në palestrën “Enver Idrizi”.