Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll u tregua fantastike në ndeshjen kundër Islandës në kuadër të ndeshjes së parë parakualifikuese për Botërorin e vitit 2023.
E në këtë ndeshje fantastik ishte edhe basketbollisti kosovar, Drilon Hajrizi.
Në gjuajtje e lira që ekzekutonte Hajrizi, nga lëvizja e buzëve siç duket para se të gjuante thoshte fjalën “Bismilah”.
“Bismilah”, kjo është thënia e basketbollistit kosovar, Drilon Hajrizi
Публикувахте от IndeksOnline в Четвъртък, 20 февруари 2020 г.
Siç duket kjo fjalë basketbollistit dhe Kosovës i ndihmuan pasi “dardanët” në fund shënuan fitore me rezultat 80:78 ndaj Islandës.
Kësisoj, Kosova ka bërë hap të rëndësishëm drejt kalimit të rrethit të parë të parakualifikimeve.
Ndeshjen e radhës “Dardanët” do ta luajnë të dielën si mysafirë kundër Luksemburgut.