Mbrojtësi brazilian, Tiago Silva, mund të largohet nga Paris Sen Zhermeni. Një gjë të tillë ka konfirmuar vetë agjenti i mbrojtësit, i cili ka paralajmëruar klubin francez.
“Nëse nuk do të kemi një rinovim kontratë, atëherë Tiago do të largohet. Ai ende ka raporte shumë të mira me Milanin dhe çdo mundësi është e mundur. Mos u habisni nëse e shikoni sërish me fanellën e kuqezinjve”, – ka thënë agjenti i brazilianit për “Tuttomercato.web”.
35-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me PSZH-në. Ai është transferuar te PSZH-ja në vitin 2012, pikërisht nga Milani. Për klubin italian Silva luajti për tre vite, ku fitoi dhe titullin kampion në Seria A në vitin 2011-të, që njëherit është edhe titulli i fundit për “rossonerët”.