Pas largimit të Bekim Isufit nga posti i trajnerit te Ferizaji, drejtuesit e këtyre të fundit shumë shpejtë kanë gjetur zëvendësuesin e tij.
Është trajneri i mirënjohur kosovar Bylbyl Sokoli, i cili pritet të marrë drejtimin e skuadrës nga Superliga e Kosovës.
Një gjë të tillë ka njoftuar “Gazeta Olle”, sipas së cilës ish trajneri i Renovës dhe Milanos në futbollin tonë vendor, që nesër pritet të prezantohet te Ferizaji.
Nëse Sokoli zyrtarizohet tek Ferizaj, kjo do të jetë hera e katërt që ai do të drejtojë këtë klub. Dy herat e fundit bëri mrekullinë. Njëherë e inkuadroi në Superligë, e vitin e kaluar e shpëtoi nga rënia një kategori më poshtë. Misioni i Ferizajt, pjesë e së cilës janë edhe dy ish futbollistët e FC Shkupit, Bujamin Asani dhe Filip Stojanovski, edhe këtë edicion është mbijetesa.