Erling Holand shumë shpejtë edhe te Dortmundi u shndërrua në një maqineri golash, gjë të cilën e konfirmoi edhe mbrëmë në ndeshjen e tij të parë me Dortmundin në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi norvegjez realizoi të dy golat e fitores për skuadrën gjermane ndaj PSZH-së në ndeshjen e parë të 1/8 së finales, ndërsa përveç kësaj ai befasinë më të madhe e dhuroi, gjatë shënimit të golit të dytë, kur bëri një sprint të hatashëm për rreth 60 metra.
We went to check this and… https://t.co/O6GNSnuq6E pic.twitter.com/U649saXBrT
— Jacopo Piotto (@jacopopiotto) February 18, 2020
Shpejtësia e tij ishte e frikshme dhe video nga momenti i sprintit po bën xhiron e internetit. Ai 60 metrat i kishte përshkuar për kohën prej 6.64 sekonda, duke qenë shumë pranë rekordit botëror.
Diferenca është vetëm 3 të dhjetat e sekondës, ndërkohë që me rekordin e Norvegjisë ka një diferencë edhe më të vogël.
Haaland 3 tenths of a second off the world 60m record – via Sky Italia pic.twitter.com/Knjo10txg7
— Patrick Kendrick (@patrickendrick) February 18, 2020