Sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain me shumë gjasa po zhvillon sezonin e tij të fundit në “Serie A” me ekipin e Juventusit. Kontrata e argjentinasit me “Zonjën e Vjetër” është deri në vitin 2021, mirëpo si duket drejtuesit juventin nuk e kanë ndërmend t’i ofrojnë 32 vjeçarit një kontratë të re.
Një situatë e tillë, jep sinjalet e para për një largim të argjentinasit pas përfundimit të këtij sezoni.
Mediat në Itali, nuk presin që për një futbollist 32 vjeçar, që ka edhe pagë të madhe, të investojë ndonjë skuadër nga Serie A, dhe rikthimi në Argjentinë te River Plate, shihet si një mundësi.
Higuain është rritur si futbollist te River Plate, dhe ka pranuar se do t’i pëlqente të përfundonte karrierën pikërisht te kjo skuadër, që është një ndër skuadrat më të njohura nga Amerika Latine.