Mançester Junajtedi ka fituar derbin e javës së 26-të në Premierligë përballë Çelzit, njofton “infOSport.mk”. Të besuarit e trajnerit Solskjaer zhvilluan një ndeshje shumë të mirë sonte në “Stemford Brixh”, duke rikthyer shpresat për në TOP4, ku aktualisht ndodhet Çelzi.
GOLAT NGA NDESHJA ÇELZI JUNAJTED, NDIQENI KËTU.
2:0 ishte rezultati përfundimtarë për “Djajtë e Kuq”, të cilët golin e parë e gjetën kah fundi i pjesës së parë me anë të sulmuesit Martial, ndërkohë autorë i golit të dytë ishte mbrojtësi Maguire në minutën e 66-të.
Me këtë fitore Junajtedi tashmë numëron 38 pikë, 3 më pak se Çelzi, mirëpo ende ndodhet shumë larg pozitave që sigurojnë Ligën e Kampionëve.