Komisioni Mjekësor i La Ligës i ka dhënë leje Barcelonës ta blejë një lojtar të ri për ta zëvendësuar Usmane Dembele, i cili pësoi një lëndim të rëndë dhe do të mungojë për një kohë më të gjatë nga fushat e futbollit.
Barcelona do t’i ketë 15 ditë në disponim për ta gjetur zëvendësuesin e Dembeles, jashtë afatit kalimtar të transferimeve.
Të enjten, kampioni spanjoll dërgoi dokumente në zyrat e La Ligës për ta vërtetuar lëndimin afatgjatë të Dembeles, ku shpjegohet se pas operimit në kofshe, anësori francez do të mungojë gjashtë muaj.
Barça ka marrë përgjigje pozitive dhe tani mund ta transferojë një sulmues shumë të nevojshëm për trajnerin Kike Setien.