Mesfushori i Lionit, Korenten Toliso është shumë afër transferimit te Bajerni i Munihut. Skuadra kampione e Gjermanisë ka arritur marrëveshje personale me futbollistin 22-vjeçar. Sipas “L’equipe”, Bajerni i Munihut do ti paguajë Lionit 40 milion euro, që është transferim rekord për skuadrën franceze.
Deri më tani këtë rekord e mbante Mikael Esien, i cili gjatë vitit 2005 kishte kaluar te Çelzi për një shumë prej 38 milion euro.
Toliso ka marrëveshje me Lionin deri në vitin 2019-të. Ai në sezonin e fundit në Ligue 1 me fanellën e Lionit regjitsroi 31 ndeshje dhe 8 gola.
Gjatë meraktos së dimrit ai ishte pranë transferimit te skuadra kampione e Italisë, Juventusi, mirëpo deri te një marrëveshje mes klubeve nuk erdhi. Gjatë muajit mars Toliso bëri debutimin e tij me fanellën e kombëtares së Francës në ndeshjen kontrolluese ndaj Spanjës.