Kapiteni i Real Madridit, Serhio Ramos, ka vazhduar saktësinë e tij nga gjuajtja e penalltive, që prej largimit të Kristiano Ronaldos nga “Santiago Bernabeu” rreth dy vjet më parë.
Ramos shënoi nga pika e bardhë në barazimin e mbrëmshëm të Realit të Madridit 2:2 kundër Selta Vigos, duke e realizuar golin e 7 deri tani këtë edicion në La Liga.
Ndryshe ishte kjo penalltia e katërt e Ramosit këtë sezon dhe një dëshmi tjetër përse qendërmbrojtësi spanjoll është zgjedhja e parë për ekzekutimin e tyre që prej largimit të Ronaldos.
Sezonin e kaluar, Ramosi i shënoi 8 gola nga 8 penallti të ekzekutuara, që nënkupton se rekordi i tij që prej largimit të Ronaldos është 12 gola nga 12 tentime.
Për më tepër, Ramos është golashënuesi i dytë më i mirë i Real Madridit këtë sezon bashkë me Rodrygo Goes, me nga 7 gola, teksa i prinë listës Karim Benzema.