Ish futbollisti i Shkëndijës vjen me një super gol (VIDEO)

Teuta dhe Vllaznia e Shkodrës në këto momente janë duke zhvilluar ndeshjen e fundit të javës së 22-të në elitën e futbollit shqiptarë, njofton “infOSport.mk”.

Pas 60 minutave lojë, Teuta po avanson me rezultatin 3:1, ndërsa goli i dytë ishte një kryevepër e ish futbollistit të Shkëndijës, Bllagoja Todorovski.

#GOOOL ⚽️🥅 | 45'Todorovski 2-1KF Teuta 2️⃣-1️⃣ Vllaznia

Публикувахте от Gazetar GoalShqip в Неделя, 16 февруари 2020 г.

Mbrojtësi i krahut të djathtë shënoi një super gol nga një distancë prej rreth 30 metrash, duke i dhënë në ato momente avantazhin për herë të parë në këtë ndeshje skuadrës së tij.

Ndryshe shkodranët kishin avansuar me golin e Gurishtës në minutën e 17-të, ndërsa golin e barazimit për Teutën e realizoi Rustem Hoxha në minutën e 28-të. Todorovski golin e tij të parë në Superligën shqiptare e realizoi në minutën e 45-të, ndërkohë vetëm pas 60 sekondave jo të plota në pjesën e dytë, skuadra durrësake e realizoi edhe golin e tretë me anë të Lorenco Vilas.

Leave a Reply