Rabotniçki misionin për mbijetesë në elitën e futbollit vendor e nisi me 3 pikë të mëdha nga Struga, njofton “infOSport.mk”. Skuadra shkupjane me trajnerin e ri, Ratko Dostaniq shënoi fitore minimale 1:0 në transfertën ndaj Struga Trim Lum, duke ngjallur shpresat e “romantikëve” se diçka e bukur do të ndodh në këtë gjysëmsezon.
Ndryshe golin e vetëm të vlefshëm 3 pikë të arta për Rabotniçkin, e realizoi serbi Ivan Markoviç në minutën e 34-të.
Rabotniçki avanson ndaj Struga Trim Lum
Rabotniçki avanson ndaj Struga Trim LumLPFMV – Java 19STRUGA TRIM LUM – RABOTNIÇKI 0:1(I.Markoviç 34')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 16 февруари 2020 г.
Sulmuesi i “romantikëve” priti një top në shtyllën e dytë, ndërsa edhe përkundër pretendimeve të vendasve për pozitë jastëloje, festa e Markoviç nuk ndaloi, ndërsa në fund doli të jetë edhe festë për gjithë ekipin e Rabotniçkit, që vazhdon të mbetet në pozitën e fundit, mirëpo tashmë me vetëm një pikë më pak se Renova e vendit të parafundit dhe dy më pak se Boreci që mban pozitën e 8-të.
Në anën tjetër Struga Trim Lum me 24 pikë mban pozitën e 7-të.