Eurogoli i Mustafov i cili nuk festoi në shenjë respekti ndaj Renovës (VIDEO)

Sileksi ka vazhduar serinë e ndeshjeve pa humbje edhe në stinorin pranveror, teksa sot në ndeshjen e parë mundi Renovën në Tetovë me rezultatin minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”. Autorë i golit të vetëm në këtë përballje doli të jetë ish futbollisti i “gjipspunuesve”, Burhan Mustafov, i cili në shenjë respekti ndaj skuadrës tetovare nuk festoi të njëjtin.

Ndryshe golin e vetëm të këtij takimi mesfushori nga Manastiri e realizoi në minutën e 45-të, ndërsa pa dyshim se do të jetë ky goli i javës, që do të konkurrojë edhe për golin më të mirë të sezonit.

Eurogoli i Burhan Mustafov ne debutimin e tij me Sileksin ne ndeshjen ndaj Renoves

Eurogoli i Burhan Mustafov ne debutimin e tij me Sileksin ne ndeshjen ndaj RenovesLPFMV – Java 19RENOVA – SILEKSI 0:1(B. Mustafov 45')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 16 февруари 2020 г.

Mustafov pasi pranoi një top nga një distancë rreth 25-26 metrash, nuk u mendua shumë, duke lëshuar një bombë të vërtetë, që përfundoi pas shpinës së portierit Hadis Veli.

Edhe përkundër tentativave të shumta gjatë pjesës së dytë të futbollistëve të Renovës për të barazuar rezultatin, një gjë e tillë nuk ndodhi, ashtu që në fund skuadra tetovare pësoi disfatën e 10-të sezonale, që do ua vështirëson edhe më shumë punët në vazhdim të kampionatit.

Renova me 19 pikë mbetet në pozitën e parafundit, ndërkohë Sileksi tashmë figuron lartë në tabelën e klasifikimit, duke u renditur në pozitën e 3-të me 30 pikë, menjëherë pas dyshes, Vardari dhe Shkëndija.

Leave a Reply