Renova stinorin pranveror do ta nis me ndeshjen si vendas kundër Sileksit. Është kjo një përballje shumë e rëndësishme për Renovën, që do të ndikonte shumë për vazhdimin e kampionatit, në të cilin skuadra nga Xhepçishti do të kërkojë sa më shpejtë të sigurojë çështjen e mbijetesës. Në një prononcim për faqen zyrtare të klubit në “facebook”, kapiteni Argjent Gafuri ka folur në përgjithësi për stinorin pranveror, të cilin e presin me shumë motiv dhe në të cilin shpresojnë se do të arrijnë objektivat që kanë hartuar së bashku me stafin teknik.
“Jemi gati dhe të përgatitur maksimalisht në të gjitha aspektet për një fillim të suksesshem. Faza parasezonale ka shkuar ashtu siç e kemi planifikuar, skuadra ka frymën pozitive dhe motivin e duhur për tu përballur me sfidat që do ti kemi gjatë këtij gjysëmsezoni. Do të jetë një gjysëmsezon interesant dhe atraktiv ku besoj që në fund ne si skuadër do të arrijmë qëllimin dhe synimin tonë si skuadër” – tha kapiteni i “gjipspunuesve”, Argjeng Gafuri.
Ndeshja midis Renovës dhe Sileksit do të zhvillohet në Tetovë nesër me fillim në ora 14:00.