Sunaj Hasan shënon në fitoren e Labunishtit

Sunaj Hasan ka dalë të jetë protagonistë në ndeshjen miqësore të Labunishtit ndaj Pitu Gulit, njofton “infOSport.mk”. Sulmuesi shkupjan edhe pse takimin e nisi nga bankina, një gjë e tillë nuk e pengoi të tregojë cilësitë e tij të larta realizuese, duke shënuar golin e dytë.

Ndryshe golin e parë për skuadrën strugane e realizoi futbollisti nga Manastiri, Petar Ljamçevski (52’).

Labunishta në këtë ndeshje ishte dukshëm kundërshtarë më i mirë se Pitu Guli, duke paralajmëruar një pranverë të suksesshme.

Stinorin pranveror në Ligën e Dytë – Perëndim starton me 29 shkurt, ndërsa Labunishta ndeshjen e parë do ta zhvillojë kundër Ohrid Lihnidos, ndërkohë një javë më parë (22 shkurt) kundër Dritës së Bogovinës do të ketë provën gjenerale.

Leave a Reply