Derisa sot hapi siparin stinori pranveror në elitën e futbollit vendor, skuadrat e ligës së dytë vazhdojnë me ndeshjet kontrolluese, njofton “infOSport.mk”.
Kësisoj sot dy skuadrat shqiptare, Korabi dhe Vardari i Forinës zhvilluan ndeshjet e tyre të rradhës në prag të stinorit pranveror.
Skuadra nga Forina u mund në transfertën në Shkup nga Skopje me rezultatin minimal 1:0, derisa Korabi me rezultatin 2:0 mundi Karaormanin.
Ndeshja në fjalë u zhvillua në Dibër, ndërsa golat për skuadrën e trajnerit Stojkovski i shënuan Alban Rasimi dhe mbrojtësi Ylber Beqiri.