Arlind Ajeti është vetëm një hap larg firmës me klubin danez, Velje. Lajmin e kanë konfirmuar dje mediat në shtetin skandinav, duke iu referuar burimeve të sigurta pranë klubit ku aktivizohet prej tri sezonesh mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani, si dhe futbollisti tjetër i U-21, Arbnor Muçolli.
Sipas mediave daneze, drejtuesit e Velje kanë arritur të bindin Ajetin për një kontratë afatgjate. Aktualisht klubi militon në Ligën e Dytë dhe synon rikthimin në elitën e futbollit danez, atje ku e ngjiti dy sezone më parë trajneri italian, Adolfo Sormani, i cili sot drejton Partizanin në Kategorinë Superiore.
Që prej qershorit 2019 Ajeti është pa skuadër, ndërsa kohët e fundit u përfol edhe një transferim te Shkëndija e Tetovës, ndërsa gjithashtu përflitej edhe Tirana.