Italiani Alesandro Florenci i cili gjatë merkatos së janarit iu bashkua Valencias në formë huazimi nga rradhët e Romës, ka rezultuar shumë i pafat, pasi nuk e ka nisur aspak mbarë aventurën e tij te skuadra spanjolle.
I njëjti është prekur nga gripi i shpendëve, me ç’rast do të mungojë në ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve ndaj Atalantës.
Lajmin e kanë bërë të ditur nga klubi i Valencias, të cilët kanë njoftuar se Florenci do të qëndrojë në pushim të paktën 14 ditë, aq sa është periudha e rikuperimit nga ky virus që nuk përbën edhe aq shumë rrezik.
Kësisoj, Florenci do të humbasë ndeshjen e parë, atë të 19 shkurtit në “San Siro” ndaj Atalantës, por trajneri Selades shpreson që ta ketë gati italianin për duelin e kthimit në “Mestaja”, ku Valencia do të synojë me çdo kusht kalimin në çerekfinale.