Real Madrid dhe Inter po projektojnë një operacion të madh për në merkaton e verës, e ku në qendër të vëmendjes janë Luka Modriç dhe Milan Shkriniar.
Pavarësisht moshës 34-vjeçare, Modriç mbetet ende një lojtar i madh, mirëpo “zikaltërit” mund të detyrohen të sakrifikojnë mbrojtësin sllovak për të mbërritur te kroati.
Klubet tundohen nga kjo ide dhe së shpejti do të nisin bisedimet në lidhje me shkëmbimin e bujshëm. Shkriniar do të ishte një super përforcim në mrbojten e Realit të Madridit, teksa Konte me Modriçin në mesfushë bashkë edhe me Brozoviç, Barella dhe Eriksen, do të formonte një mesfushë spektakolare, që do e ndihmonte Interin në arritjen e qëllimeve për sezonet vijuese.