Barcelona pasi mësoi lajmin se sulmuesi anësor, Usmane Dembele, do të mungojë për 6 muaj, menjëherë ka nisur kërkimin për zëvendësuesin e francezit.
“Katalunasit” kanë vetëm 72 orë kohë për të gjetur një sulmues, i cili mund të luajë për ta deri në fundin e sezonit.
Kujtojmë se Barcelona deri në fund të muajit prill nuk do të ketë në dispozicion as uruguaianin, Luis Suarez.
Sipas asaj që raporton katalunasja “Sport”, blaugranat po ndjekin situatën e Angel dhe Lucas Perez. Këto janë dy emrat më të mundshëm, por me shumë mundësi Barcelona mund të afrojë dhe lojtarë nga ekipi i të rinjve, duke mos anashkaluar këtu edhe sulmuesin shqiptarë, Rey Manaj.