Fitore me aromë shqiptare e Maqedonisë U17 ndaj Bosnje e Hercegovinës (VIDEO)

Përfaqësuesja e Maqedonisë U17 ka shënuar fitore në ndeshjen e parë, nga gjithsej dy kundër moshatarëve të tyre të Bosnje e Hercegovinës, njofton “infOSport.mk”.

Ekipi kombëtarë i udhëhequr nga trajneri Dragan Kanatllarovski shënoi fitore 3:1, ndërsa që të gjithë golat mbajnë firmën e shqiptarëve në këtë ndeshje të zhvilluar në Ljubush të Bosnje e Hercegovinës.

Maqedonia U17 mundi moshatarët e Bosnje e Hercegovinës

Maqedonia U17 mundi moshatarët e Bosnje e HercegovinësNDESHJE MIQËSORE B e H – MAQEDONIA E VERIUT 1:3(Dizdareviç 62'pen. – A. Çilafi 38', 40', D. Elezi 84')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 12 февруари 2020 г.

Ardian Çilafi brenda dy minutave (38’ – 40’) shënoi dy gola të shpejtë për Maqedoninë U17, duke bërë që “verdhekuqtë” pjesën e parë ta mbyllin me shifrat 2:0.

Në minutën e 62-të Bosnje e Hercegovina zbuti rezultatin në 1:2 falë golit të shënuar nga ana e Denis Dizdareviç, i cili shënoi nga pika e bardhë, ndërsa golin e tretë dhe të fitores të përzgjedhurit e trajnerit Kanatllarovski e shënuan në minutën e 84-të me anë të Dashmir Elezit, i cili pasi pranoi një diagonale të gjatë nga ana e Enis Buqit, me të djathtën e tij nga brendia e zonës shënoi një super gol, duke vendosur njëherit edhe rezultatin përfundimtarë të këtij takimi.

Pas një depërtimi të Viktor Grbiç në minutën e 86-të, futbollistët e repartit mbrojtës të Maqedonisë shkaktuan edhe penaltinë e dytë, të cilën kësaj rradhe vendosi ta gjuaj Alem Japaur, goditjen e të cilit Stefan Tasev arriti që ta ndalë.

Këto dy përfaqësuese me 14 shkurt do të zhvillojnë edhe ndeshjen e dytë kontrolluese me fillim në ora 10:30.

Bosnje e Hercegovina-Maqedonia e Veriut 1:3 (0:2)
Stadiumi: “Babovac” – Ljubushk
Arbitër: Antoni Bandiç, Marjan Çoshiç – Mario Pejiç
Autorë të golave:
0:1 Çilafi (38’), 0:2 Çilafi (40’), 1:2 Dizdareviç (62’, pen.), 1:3 Elezi (84’).
Bosnje e Hercegovina: Eldin Lolić, Haris Hasanović, Nermin Mujkić, Hamza Redžić (81. Emir Brković), Anel Kadrić, Armin Durić (46. Alem Japaur), Armin Karić (67. Hamza Hadžiavdić), Emir Derviškadić (46. Nikola Ćebić), Aleksandar Kahvić, Denis Dizdarević (67. Viktor Grbić), Matej Šakota (46. Adnan Berbić).
Seleksionues: Nermin Šabić
Maqedonia e Veriut: Stefan Tasev, Marko Ristov, Blend Zeqiri (46.Borjan Popovski) Enis Buçi, Matej Angelov, Metin Iljazi (46. Dashmir Elezi), Georg. Stojanovski (66. Mite Mitev), Ardijan Çilafi (90+1. Donart Ibraimi), Besar Guxhufi (79. Marko Sofijanoski), Mirçe Stoilov (79. Nikola Pavleski), Mateo Sofijanoski (66. Erion Shuku).
Seleksionues: Dragan Kanatllarovski

Leave a Reply