Janë mësuar edhe zyrtarisht çiftet çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Befasinë më të madhe e bëri skuadra e Ligës së Parë, Besëlidhja, skuadër kjo që sot në transfertën ndaj Partizanit shënoi një gol, që në fund i mjaftoi për të kaluar në çerekfinale, njofton “infOSport.mk”.
Me këtë u humb mundësia që në çerekfinale të kemi një super përballje, Partizani – Tirana, me këta të fundit që eliminuan Kastriotin, duke mundur edhe në ndeshjen e dytë.
Çifti tjetër në grupin “A” është Teuta-Vllaznia, një sfidë e gjitha për t’u parë. Të dyja ekipet duan pjesëmarrjen në kupat e Europës dhe do tentojnë t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni.
Në grupin “B” Kukësi e kishte hedhur një hap përpara me Lushnjën që në takimin e parë. Verilindorët, fituesit në fuqi të Kupës së Shqipërisë, do të përballen me Apoloninë në çerekfinale. Skënderbeu gjithashtu është kualifikuar dhe në turin tjetër do të ndeshet me Bylisin, që eliminoi skuadrën e Laçit.
KUPA E SHQIPËRISË Rezultatet e ndeshjeve të 1/8 së finales |
||||||||||||||||||||||||
|
(*Në kllapa keni rezultatet e ndeshjeve të para –
*Skuadrat e nënvizuara me BOLD kanë kaluar në çerekfinale)
Kupa e Shqipërisë Çiftet çerekfinaliste |
||||||
GRUPI A |
||||||
|
||||||
GRUPI B |
||||||
|