Ak.Pandev transferon ish sulmuesin e Partizanit të Tiranës

Akademia Pandev pikërisht ditën e fundit të merkatos së dimrit në futbollin vendor (11 shkurt) ka arritur marrëveshje me sulmuesin serb, Milan Basrak, i cili në të kaluarën kishte luajtur edhe me Partizanin e Tiranës, njofton “infOSport.mk”.

25-vjeçari i lindur në Zvicër, te Akademia Pandev vjen nga rradhët e skuadrës serbe të Smederevo, për të cilën skuadër në 16 ndeshje në Ligën e parë serbe kishte realizuar 7 gola.

Ndryshe pjesë e Partizanit të Tiranës, Basrak ishte gjatë vitit 2017-të, kur kaloi një periudhë gati 5 mujore, duke regjistruar 5 paraqitje dhe 2 gola të shënuar.

Ndryshe karrierën e tij, Basrak e kishte nisur me grupmoshat e reja të Zemun, Vojvodina dhe Crvena Zvezda, që më pas si porfesionist të veshë edhe fanellën e Sopot, Zemun, Maçva, Inxhija (Serbi), Radnik Bijeljina (B e H), Radniçki Lukavac (B e H), Metalac (Serbi), Katancaro (Itali), Napredak (Serbi), Brikirkara FC (Malta) dhe Tatran Preshov (Sllovaki).

Basrak bëhet emri i dytë i ri gjatë kësaj merkatoje te Akademia Pandev në repartin e sulmit, pas sulmuesit shqiptarë, Ndue Mujeci, i cili erdhi nga rradhët e  skuadrës qipriote të Çihangir.

Akademia Pandev stinorin vjeshtorë në LPFMV e mbylli në pozitën e tretë, ndërsa të dielën në ndeshjen e parë të stinorit pranveror do të përballet me Shkëndijën, që mban pozitën e dytë në renditje. Njëherit do të jetë kjo ndeshja derbi e javës së 19-të në kuadër të kampionatit të 28-të në elitën e futbollit vendor.

 

Leave a Reply