Gostivari dhe Ohrid Lihnidos kanë zhvilluar një miqëosre luksi sot në qytetin e bukur të Ohrit, ndeshje kjo që u mbyll miqësisht me shifrat 1:1, njofton “infOSport.mk”. Pjesa e parë foli në të mirë të Ohrid Lihnidos, që e mbyllën të njëjtën me epërsinë minimale 1:0, falë golit të shënua nga ana e futbollistit shqiptarë, Burhan Aliji.
Përveç tij te Ohrid Lihnidos në këtë ndeshje u paraqit edhe futbollisti tjetër shqiptarë, Sherif Rexhepi, i cili iu bashkua skuadrës nga Ohri pikërisht nga rradhët e Gostivarit.
Këta të fundit deri tek barazimi erdhën vetëm në pjesën e dytë, me anë të Hakan Limanit, gol ky që në fund u tregua edhe si i fundit i këtij takimi, në të cilin të dy trajnerët, Dragan Boçeski i Ohrid Lihnidos dhe Biroll Topçiu i Gostivarit, provuan të gjithë futbollistët, tek të cilët mendojnë të ndërtojnë ekipin për stinorin pranveror.