Agjencioni për Rini dhe Sport ka ndarë shuma të caktuara për klubet e futbollit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa më shumë kanë përfituar kampionët në fuqi, Shkëndija e Tetovës.
ARSM i ka ndarë skuadrës tetovare vauçer prej 11.500.000 denarëve, ndërsa pas tyre renditet Vardari që ka përfituar 1 milionë më pak se Shkëndija. Në vend të tretë renditet Akademia Pandevi me 9.800.000 denarë.
Sa i përket ekipeve tjera shqiptare, kanë përfituar edhe Shkupi 8.800.000 denarë, Renova 6.000.000 denarë dhe Struga Trim Lum 4.900.000 denarë./Sportmania/al