Vllaznia e Shkodrës që udhëhiqet nga ish seleksionuesi i Maqedonisë, Mirsad Jonuz, gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar portierin maqedonas, Andreja Efremov, i cili së fundmi ishte pjesë e Sikelsit nga Kratova.
Një gjë të tillë “infOSport.mk” kishte paralajmëruar që mbrëmë, ndërsa sot erdhi edhe konfirmimi nga ana e drejtuesve të skuadrës shkodrane. Efremov është bërë pjesë e listës së federimit të ekipit “B” të Vllaznisë, dhe sipas rregulloreve përkatëse të FSHF-së do të jetë në dispozicion të stafit teknik për ndeshjet e ardhshme.
Efremov edhe pse ishet i pazëvendësueshëm pjesën e dytë të sezonit të kaluar te Sileksi, ardhja e Daniel Bozhinovskit bëri që ai të jetë zgjidhja e dytë e trajnerit Simov, gjë kjo që shtyu gardianin 27-vjeçar të kërkoj mjedis të ri.
Ndryshe Efremov karrierën e tij e kishte nisur te Metalurgu, që më pas të transferohet te Rabotniçki, ndërsa në sezonin 2015/2016 ai mbronte ngjyrat e Renovës. Pikërisht nga skuadra tetovare verën e vitit 2016-të, Efremov u transferua në Portugali te skuadra e Famalicao, nga e cila skuadër tetorin e vitit 2017-të u transferua në kampionatin bullgarë te skuadra e Lokomotiv Sofjes.
Rikthimi i tij në futbollin vendor ndodhi fillimin e vitit 2019-të, kur vendosi ti bashkohet Sileksit, për rë cilën skuadër gjatë stinorit vjeshtorë bëri vetëm 4 paraqitje.
Ndryshe në elitën e futbollit vendor Andreja Efremov numëron 135 paraqitje, pjesën më të madhe me Metalurgun, gjithsej 84.
Sa i përket ecurisë me ekipet përfaqësuese, ai është aktivizuar me kombëtaret U-19 dhe U-21 të Maqedonisë, ndërsa gjithashtu ka regjistruar edhe një paraqitje me ekipin e parë kombëtar të vendit.