Cikalleshi i shënon Selmanit, por goli i tij nuk mjafton që Akhisar të shënojë fitore (VIDEO)

Sokol Cikalleshi ka shënuar gol në barazimin 2:2 të skuadrës së tij Akhisarspor ndaj Menemen Belediye, i vlefshëm për javën e 21-të në Ligën e Parë turke, njofton “infOSport.mk”.

Në këtë ndeshje startuan titullarë plot 3 shqiptarë. Cikalleshi udhëhoqi sulmin për ekipin vendas të Akhisarspor, ndërsa Selmani dhe Domgjoni startuan nga minuta e parë për Menemen Belediye.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Cikalleshi shënoi golin e dytë për skuadrën e tij në minutën e 67-të, kur mjaft mirë dribloi brenda zonës Domgjonin, duke ndëshkuar Selmanin në shtyllën e largët. Ky gol i Cikalleshit, çoi shifrat në 2:0, mirëpo që nuk doli të jetë i mjaftueshëm, pasi mysafirët falë golave të shënuar nga Yildirim (78’) dhe Boztepe (89’), në fund arritën deri tek barazimi 2:2.

Me këtë barazim Akhisarspor me 29 pikë renditet në pozitën e 6-të, ndërkohë Menemen Belediye edhe pse ka pikë të njëjta për shkak gol averazhit më të dobët renditet vetëm në pozitën e 8-të.

Leave a Reply