Verona e Rrahmanit dhe Kumbullës mund Juventusin (VIDEO)

Verona vazhdon të befasojë të gjithë me rezultatet pozitive në “Serie A”, ndërsa bashkë me skuadrën vazhdon të shkëlqejë dyshja shqiptare në repartin e mbrojtjes, Marash Kumbulla – Amir Rrahmani, njofton “infOSport.mk”.

Nëse ky i fundit dështoi të ndalë Kristiano Ronaldon në minutën e 65-të, Kumbulla doli të jetë shumë profitabil për Hellas Verona, pasi një penalti e tij e përfituar në minutën e 86-të, edhe atë falë asistencës së VAR, bëri që skuadra e tij në fund të shënojë fitore 2:1, pasi më parë në minutën e 76-të ish milanisti, Fabio Borini kishte barazuar shifrat në 1:1.

Një vendim i VAR gjatë 45 minutave të para, ndërkohë i anuloi një gol tjetër Marash Kumbullës, i cili mbetetg në shifrën e vetëm një goli gjatë këtij edicioni në “Serie A”, ku tashmë Verona plotë 8 ndeshje rradhazi nuk dinë për disfatë, përfshirë këtu edhe ndeshjen e mbetur të javës së 17-të të zhvilluar në mesjavë ndaj Lacios në “Olimpiko” (0:0).

Pas 23 xhirove Verona me 34 pikë renditet në pozitën e 6-të, ndërkohë Juventusi vazhdon të mbajë pozitën e parë me 54 pikë.

Leave a Reply