Lëndohet Celina, frikëson Çallandes në prag të ndeshjes me Maqedoninë

Futbollisti i përfaqësuesës së Kosovës, Bersant Celina, i cili akualisht luan me Suonsin në Angli ka pësuar një dëmtim, që do e largojë nga fushat e futbollit, shkruan “infOSport.mk”.

Ky lajm frikësoi tej mase seleksionuesin e përfaqësueses së Kosovës, Bernard Çallandes, mirëpo më pas u tha se lëndimi nuk është i rëndë dhe se rikthimi i yllit kosovar pritet të ndodhë shumë shpejtë.

“Ai mungon sot, por lëndimi është i lehtë. Bersanti do të kthehet javën e ardhshme, nëse jo të martën, atëherë të premtën”.

Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për fat, pasi ndeshja ndaj Maqedonisë së Veriut në “Play Off” të Ligës së Kombeve po afrohet. Kujtojmë ndeshja në fjalë, pra ajo e gjysmëfinales në Ligën “D” të Kombeve, në program është me datë 26 mars.

Leave a Reply