Iniesta fiton Superkupën e Japonisë, trofeu numër 37 në karrierë

Andres Iniesta vazhdon të fitojë trofe edhe në Japoni. Ish mesfushori i Barcelonës, që mbron ngjyrat e Visel Kobe në finalen e Superkupës doli triumfues përballë ekipit të Yokohama Marinos, edhe atë vetëm pas ekzekutimit të penaltive, pasi ndeshja në kohën e rregullt ishte mbyllur me shifrat 3:3.

Për Andres Iniestan ishte ky trofeu numër 37 në karrierë, teksa më parë kishte ngritur 32 kupa me Barcelonën, një Kupë Bote dhe dy Europiane me Spanjën. Superkupa e Japonisë është trofeu i dytë në Azi për mesfushorin, pas Kupës së Perandorit.

 

Leave a Reply