Toni Kroos ka thënë se kontrata e tij aktuale me Real Madridin do të jetë e fundit për të, pasi i njëjti po mendon pensionimin që në moshën 33 vjeçare, pikërisht kur edhe i përfundon kontrata me “mbretërit”.
Kësisoj gjermani pritet të largohet nga Real Madridi verën e vitit 2023.
“S’kam asnjë dyshim se unë nuk jam tipi i lojtarit që do të luajë deri në moshën 38-vjeçare. Kam edhe tre vjet e gjysmë kontratë me Real Madridin, deri në verën e vitit 2023. Atëherë do t’i mbush 33 vjeç. Kjo është një moshë e mirë për të menduar se çfarë dua, pa pasur kontratë që vazhdon edhe katër vjet”, – ka thënë Kroos.
Kroos te Reali i Madridit erdhi gjatë vitit 2014-të nga rradhët e Bajernit të Munihut, ndërsa gjatë kësaj periudhe, gjermani me “mbretërit” ka fituar 3 tituj në Ligën e Kampionëve dhe 1 në kuadër të La Ligas.