Ronaldo në kohën kur luante me Sportingun kërkohej nga shumë klube, por Parma duket se ka qenë shumë më afër portugezit. Doriano Tosi, ish-drejtori sportiv i klubit italian ka rrëfyer për mediet italiane sesi i iku një lojtar i tillë nga duart për vetëm 1 milionë euro dhe një muaj më pas ia rrëmbeu Ferguson. Ky është pengu i karrierës së tij.
“Te Ronaldo më mrekulluan tre gjëra. Shpejtësia e tij, ndryshimi i drejtimit në mënyrë të rrufeshme, ndërkohë që vraponte dhe goditja. Parma në atë kohë ishte klub i rëndësishëm në Europë dhe i kushtonte rëndësi të rinjve. Unë e kisha pikasur me kohë Ronaldon dhe kishim kryer bisedime të shumta me Sportingun. Na ndante vetëm një milionë euro mes kërkesës dhe ofertës. Ata kërkuan 12 milionë dhe në i ofruam 11. Për këtë marrëveshja ngriu dhe nuk po avanconte e më pas na u shfaqën probleme financiare. Në muajin gusht, Sportingu për të inauguruar stadiumin e ri, organizoi një takim miqësor me Junajtid. Ronaldo zbret në fushë dhe tregon aftësitë e tij, duke shënuar. Ferguson nuk mendohet dy herë dhe arrin marrëveshjen për ta marrë në Angli. Ne mund ta kishim marrë Ronaldon në korrik. Isha i sigurt se do të rritej dhe do bëhej lojtar i madh. Padyshim, që ky është pengu më i madh i karrierës, pasi do të isha un ai, që do identifikohesha si drejtori që solli Kristiano Ronaldon në Itali”, përfundoi Tosi. (vipsport)