Futsal Shkupi demolon Ovçe Polen, me stil kualifikohet në çerekfinale

Futsal Shkupi ka numëruar deri në 14 në ndeshjen e 1/8 së finales kundër skuadrës së Ovçe Pole që garon në Ligën e Dytë të futsalit, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra kampione në fuqi dhe njëherit fitues aktual i Kupës, të martën në mbrëmje në palestrën “Enver Idrizi” shënoi fitore 14:2 ndaj skuadrës së Ovçe Pole, që nuk kishte kundërpërgjigje për lojtarët e disponuar të Futsal Shkupit.

3 lojtarë “bardhekaltër”, Erkan Seferi, Arsim Fazliu dhe Ismet Ceka shënuan nga 3 gola, Zoran Leveski dhe Erkan Shabani shënuan nga 2 gola, ndërkohë 1 gol në këtë përballje realizoi edhe Burak Memedov.

Në këtë mënyrë Futsal Shkupi pa shumë probleme u kualifikua për në çerekfinale, atje ku do të luaj edhe Futsal Karadaku që me rezultatin 10:4 mundi Velesin, ndërkohë dështoi për të kaluar në këtë fazë, Juventus Serava, që mbrëmë u mund minimalisht 8:7 nga Kratova në transfertë.

Në këtë ndeshje talenti “bardhezi”, 19 vjeçari Furkan Shabani shënoi një eurogol, mirëpo që në fund ishin vendasit e Kratovës, që siguruan biletën për në mesin e 8 skuadrave më të mira në kuadër të Kupës.

Super goli i talentit të Juventus Serava, Furkan Shabani përballë Kratovës

Super goli i talentit të Juventus Serava, Furkan Shabani përballë Kratovës

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 4 февруари 2020 г.

 

 

 

 

Leave a Reply