Njëri prej yjeve të Fiorentinës, Federiko Bernardeski i ka thënë “PO” Interit, njofton portali sportiv, “football-italia.net”, përcjellë “infOSport.mk”. Marrëveshja e sulmuesit anësor me “vjollcët” përfundon gjatë vitit 2019-të, ndërsa drejtuesit e skuadrës nga “Artemio Franki” i kanë ofruar kontratë të re, e cila ishte refuzuar nga ana e Bernardeskit, gjë kjo që shton edhe më shumë zërat për largimin e tij.
Talenti 23-vjeçar pëlqehet edhe nga skuadra kampione e Juventusit, mirëpo si duket italiani parapëlqen ofertën e “neroaxurrëve”, të cilët i kanë ofruar pagë vjetore prej 5 milion euro.
Gjatë sezonit të fundit Bernardeski realizoi 11 gola në “Serie A”.