Xhiani De Biasi mund të rikthehet në “Serie A”. Është skuadra e Torinos që përmendet si skuadra e tij e ardhshme, pasi drejtuesit e kësaj skuadre po përgatisin shkarkimin e trajnerit aktual, Valter Maxari.
Pasi u turpërua mbrëmë nga Leçe, duke u mposhtur 4:0, akoma pa humbur shijen e keqe nga ajo humbje me Atalantan (7:0), Maxarrit i janë lëkundur themelet.
De Biasi edhe më herët e kishte udhëhequr Torinon, edhe atë në 3 periudha të ndryshme, ashtu që nuk duhet patur shumë probleme në ambientimin te kjo skuadër, e cila pas 22 xhirove mban pozitën 12-të me 27 pikë.
Ai përveç Torinos, në Itali kishte udhëhequr edhe skuadrat si Karpi, Kozenca, SPAL, Modena, Bresha dhe së fundmi Udineze.
Neve shqiptarët e njohim bukur mirë nga aventura historike me Shqipërinë, ndërsa strategu italian gjithashtu ka pasur një aventurë edhe në La Liga, fillimisht me Levanten dhe më pas edhe me Alaves.
Ai tashmë është duke konsideruar edhe ofertën e Kombëtares së Iranit për postin e trajnerit, por Torino do të jetë një ofertë joshëse për të, duke pasur parasysh lidhjen e tij me futbollin italian.
Një tjetër emër kandidat për të marrë drejtimin e Torinos, është edhe Longo.