Skuadra “kuqezi” vijon fazën përgatitore, ndërsa trajneri i ri Qatip Osmani sot zhvilloi seancën e parë stërvitore me gjithë grupin e futbollistëve.
Pas tre ditëve të para me testime fizike dhe mjekësore, lojtarët sot realizuan stërvitje të kompletuar, në përjashtim të atyre që kanë angazhime me ekipet përfaqësuese.
Trajneri Osmani prej sot ka nisur të rrisë nivelin e ngarkesës, që pritet të kulminojë në fazën kryesore që do të zhvillohet nga dita e shtunë në Slloveni. (kfshkendija)