Skuadra e Atletiko Madridit ka vendosur ta rikthej në Spanjë Karaskon, duke e huazuar nga kinezët e Dalian Yifang.
Lajmi për huazimin e 26 vjeçarit është bërë i ditur në faqen zyrtare të skuadrës madrilene, e cila beson ende në kualitet e mesfushorit belg, i cili pikërisht nga kjo skuadër shkurtin e vitit 2018-të ishte larguar në drejtim të Kinës.
Karasko pritet të jetë një forcë shtesë për sulmin e Atletiko Madridit për pjesën e dytë të sezonit.
Karasko në periudhën 2015-2018 me Atletiko Madridin zhvilloi 124 ndeshje, duke regjistruar 23 gola dhe 17 asiste. Goli i tij më i vlefshëm pa dyshim ishte ai në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2016-të kundër Realit të Madridit në atë barazim 1:1, mirëpo që në fund “jorganxhinjët” kishin pësuar disfatë pas ekzekutimit të penaltive.
Njëherit vlenë të theksohet si Karasko është belgu i parë që ka shënuar në një finale të Kupave Europiane.