Ardhja e Darko Glishiq ka bërë që drejtuesit e FC Shkupit të shesin mbrojtësin e krahut të majtë, Basilio Ndong, i cili pjesë e skuadrës nga Çairi është që nga shkurti i vitit 2018-të.
Futbollisti me origjinë nga Guineja Ekuatoriale karrierën e tij me shumë gjasa do ta vazhdojë në Belgjikë te skuadra e Vesterlo, drejtuesit e së cilës skuadër gjatë ditës së sotme prezantuan dy përforcime të tjera.
Fjala është për Simon Paulet dhe turkun Barësh Aliçi, ndërsa Ndong me fanellën e Vesterlos pritet që të prezantohet ditëve në vijim.
Ndong gjatë stinorit vjeshtorë me fanellën e FC Shkupit zhvilloi 9 ndeshje, ndërsa gjithsej me fanellën e skuadrës nga Çairi ka zhvilluar 46 ndeshje, 44 prej të cilëve në Ligën e Parë dhe 2 në kuadër të ndeshjeve eliminatore të Liga Europa.
Kujtojmë nga FC Shkupi gjatë këtij afati kalimtarë u larguan Alban Miftari, Mevlan Adili, Bojan Gjorgjioski, Besir Ramadani, Marin Jurina dhe Filip Stojanovski, ndërsa në formë huazimi te Gostivari kanë kaluar Musli Lika dhe Xhemail Esati.