Barcelona ka bërë ofertë për sulmuesin portugez të Bragas, Francisco Trincao, i cili cilësohet si “Ronaldo i ri”.
Kampioni spanjoll është në kërkim të një sulmuesi për ta zëvendësuar Luis Suarezin, i cili e ka humbur pjesën e mbetur të sezonit si pasojë e lëndimit të gjurit, raporton “Gazeta Express”.
Mediumi portugez “Record” shkruan se Barça ka bërë ofertë në vlerë prej 20 milionë euro për Trincao.
20-vjeçari, i cili shumë shpesh luan si sulmues anësor dhe cilësohet si “Ronaldo i ri”, mund të luajë në çdo pjesë të sulmit.
Ai e përfaqëson ekipin kombëtar U21 të Portugalisë momentalisht, teksa me Bragan gjatë këtij sezoni ka regjistruar 3 gola dhe 6 asiste.