Valon Berisha edhe zyrtarisht pjesë e Fortuna Dyzeldorf

Valon Berisha edhe zyrtarisht është një futbollist i ri i Fortuna Dyzeldorf. Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës është prezantuar me fanellën e skuadrës nga Bundesliga gjermane, te e cila do të luaj në formë huazimi nga Lacio deri në fund të këtij sezoni.

Vlen të tceket se në marrëveshjen mes dy klubeve ekziston edhe një klauzolë, sipas së cilës drejtuesit e Fortuna Dyzeldorf  gjatë verës mund te blejnë kartonin e futbollistit shqiptarë.

“Nga dita e parë, unë do të bëj gjithçka që është e mundur për të ndihmuar ekipin në mënyrë që të arrijmë qëllimin tonë të madh, të qëndrojmë në ligë. Në bisedat me Lutz Pfannenstiel, por edhe me drejtorin sportiv të Lazio, Igli Tare, i cili ka luajtur edhe për Fortuna, kam një ndjenjë tejet të mirë. Pas kësaj, me të vërtetë doja të shkoja në Fortuna”, – ka thënë Berisha pasi u prezantua si futbollistë i Fortuna Dyzeldorf.

26-vjeçari Berisha për herë të parë gjatë karrierës së tij do të luaj në Bundesligë, ndërsa më parë ai kishte qenë pjesë e skuadrave Viking Stavanger, Salzburg dhe së fundmi Lacio, te e cila skuadër u transferua verën e vitit 2018-të.

Ai këtë edicion me fanellën e “lacialëve” ka regjistruar 8 paraqitje në të gjitha kompeticionet, ndërsa gjithsej numëron 22 ndeshje.

Si pjesë e përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha numëron 18 paraqitje dhe 3 gola të shënuar.

 

Leave a Reply